Ja tre aplikacionet problematike të Androidit
Ekzistojnë tre aplikacionet të cilët janë të destinuar të dëmtojnë telefona tanë. Këto janë pjesë e Google Play, aplikacionet dëmtuese janë; "Durak Card Game," "Russian History" dhe aplikacionin që imiton testin IQ në gjuhën ruse.

Këto aplikacione shkaktojnë për përdoruesit probleme të dalje nga dritarjet pop-up. Dritaret pop-up u kanë propozuar shfrytëzuesve të heqin aplikacionet të cilat ngadalësojnë më shumë telefonin dhe të cilat grumbullojnë shënimet private të shfrytëzuesve.

Liz Markman, zëdhënëse e Google ka thënë se tri aplikacionet janë tërhequr nga Google Play, por konsideron se miliona shfrytëzues gjithnjë kanë telashe me dritaret pop-up dhe se ende nuk e dinë se këto probleme vijnë nga aplikacionet që ato mund të kenë shkarkuar. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2015, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori