Ja si e pësoni nëse tregoheni racist në Facebook
Rrjetet sociale duket se së fundmi kanë marrë fushatë të re, të quajtur "Racizëm virtual, pasoja reale", për të monitoruar racistët të cilët përhapin urrejtje në rrjetet sociale.

Organizata jofitimprurëse printon më pas komentet ofenduese dhe i vendos në një billboard afër zonës ku komentuesi jeton. Ata përdorin të dhënat e vendndodhjes në Facebook për të zbuluar ku jeton komentuesi.

Fushata "Racizëm virtual, pasoja reale" nisi në Brazil pas ofendimeve që i janë bërë kohët e fundit një gazetare braziliane për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Themeluesi Jurema Werneck u shpreh përmes një intervistë të dhënë për BBC: "Njerëzit që ofendojnë në internet mendojnë se mund të rrinë qetë qetë në shtëpitë e tyre dhe të bëjnë çfarë të duan në internet. Ne nuk do ta lejojmë një gjë të tillë".

billboard do të shfaqet vetëm komenti, ndërsa emri dhe fotoja e komentuesit do të fshihen.

"I fshijmë emrat dhe fytyrat e personave pasi nuk kemi si qëllim t’i ekspozojmë ato. Thjesht duam të edukojmë njerëzit, kështu të mendojnë për pasojat para se të postojnë mesazhe raciste." /albeu.com/

Shtuar më 01/12/2015, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori