Ja si duket Renault Megane Cabrio i ri (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Renault, ka prezantuar modelin e ri Meganen në formë hatchback me pesë dyer, pastaj në karavan (Megane GrandTour / SportTourer), ndërsa së fundmi është shfaqur edhe në version Sedan (Megane GrandCoupe).

Versioni me tre dyer duket se në këtë gjeneratë nuk do të marrë dritën jeshile, dhe e njëjta vlen edhe për versionin kabrio. Megjithatë, një dizajner i pavarur ka publikuar një fotografi jozyrtare përmes së cilës ka shfaqur pamjen e mundshme të Meganes së ri në version kabrio me tre dyer.

Megane GT Cabrio, i cili posedon motorin benzinë 1.6-litër Turbo TCe 205, në kombinim me marshin me shtatë shpejtësi e koplung të dyfishtë. /albeu.com/

Shtuar më 17/07/2016, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori