Ja si duket Mercedes-AMG GT S i modifikuar (FOTO LAJM)

Prior Design, është kompania e njuhur që merret me modifiukimin e makinave së fundmi ka njoftuar në lidhje me pakon e saj "PD800 GT" për modelin Mercedes-AMG GT S.

Kjo paketë për aerodinamikën e këtij modeli, është krijuar ashtu që kjo veturë me dy ulëse të duket më agresive e kështu e bëjnë spoileri i përparmë, vrimat për ajër, set pragjesh, zgjerimi mbrojtësve anësorë, kapaku i zbukuruar i motorit, difuzer i pasmë si dhe spoileri i pasmë.

Sa i përket motorit, Mercedes-AMG GT S ka motorin 4.0-litër V8 Tëin-Turbo për të cilin nuk dihet nëse është përforcuar (fabrikisht ka 510 kuajfuqi, gjë që mjafton që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra ta arrijë për 3,8 sekonda dhe atë maksimale deri në 310 km/h). /albeu.com/

Shtuar më 03/06/2016, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori