Ja si do të jenë televizorët e së ardhmes (VIDEO)

Pëlqej
Teknologjia po avancon gjithnjë e më shumë, dhe këtë mund t'a vërejmë në pajisjet tona shtëpiake.

Një ndër këto pajisje janë edhe televizorët të cilët kanë ndryshuar dhe po vazhdojnë të ndryshojnë.

Por ajo çfarë sjell kompania "Tv-Tëo" mund të përcaktojë të ardhmen e aparaturave të televizorëve që ne kemi në shtëpi.

Efekti i saj është i dyfishtë, pasi përveçse funksionon si një televizion normal, ai është tërësisht transparent kur është i fikur dhe pas tij mund të vendosësh edhe sende dekorative.

Ky model është ende në fazën e prezantimit, ndërsa kompania bën me dije se ka filluar të pranojë edhe porositë e para. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2018, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori