Ja si do të duket lap topi Microsoft Surface Book 2
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Sipas informacioneve nga burimi i zinxhirit importues të furnizimit, Microsoft Surface Book i ri tashmë ka hyrë në prodhim dhe do të jetë tradicional.

Kompania thuhet se do të prezantojë prodhimin e ri deri në fund të këtij muaji, ose më së largu në muajin prill.

Surface Book 2 do të jetë më i lirë se sa pararendësi i tij dhe çmimi startues do të jetë 1000 dollarë.

Ndryshe, Surface Book deri më tash ka mundur të blihet si tablet, ose laptop, por modelet e reja do të jenë laptop tradicionalë, shkruan 21Media.

Vendimi kësaj radhe është marrë pasi Microsoft nuk dëshiron që seria Book edhe më tej të përzihet me serinë Surface Pro.

Vitin e kaluar Microsoft ka shitur gjithsej rreth 500.000 pajisje Surface Book. Çmimi i lartë i pajisjes origjinale Surface Book ka ndikuar gjithsesi në shitje, andaj për këtë arsye Microsoft tash shpreson për shitje më të mirë të modelit Surface Book 2.
Shtuar më 19/03/2017, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori