Ja pse për disa Blackberry është më i mirë se iPhone
BlackBerry Q5
Edhe përkundër zhurmës së madhe që është ngritur rreth pajisjeve të iPhone-t dhe Android-it, shumë njerëz që merren me biznes edhe më tutje më shumë i besojnë “BlackBerry-t”. Për këtë i tregojnë edhe arsyet konkrete. Disa njerëzve nuk u intereson sa flitet në opinion për pajisjet e “Apple-s”, dhe ata pra mbesin përdorues besnik të “BlackBerry-t”, transmeton Zëri.

Edhe përkundër asaj që kompania kanadeze “Research in Motion” (RIM) ka humbur një pjesë të madhe në treg, edhe përkundër publicitetit të dobët dhe rënies së çmimeve të aksioneve, “RIM” edhe më tutje prodhon telefona për të cilët shumica pohojnë se janë të thjesht për përdorim dhe më të mirë se iPhone-n për kryerjen e detyrave që lidhen me punën.

Sipas të dhënave të cilat i ka mbledhur për “Inc.com” kompania “Visage”, del se 63 për qind e punëtorëve në më shumë se 200 kompani amerikane edhe më tutje përdorin “BlackBerry”.

Ja cilat janë arsyet se pse këta nuk heqin dorë nga këta telefona, dhe pse e konsiderojnë që telefonat “BlackBerry” janë më të mirë se iPhone-t e “Apple-s”.

Qasja e shpejt në e-mail
Shumë njerëz që merren me biznes e përdorin “BlackBerry-n” pikërisht për qasjen më të shpejt, apo siç njihet “push e-mail”. “Push e-mail” e shfrytëzon sistemin e dërgimit të e-maileve në kohë reale, përkatësisht në telefon do të merrni paralajmërimin që keni e-mail të ri dhe pastaj automatikisht e merr nga serveri sapo që është në dispozicion. Me “push e-mail”, siç e kanë telefonat e mençur të “BlackBerry-t”, “inbox-i” është gjithmonë i azhurnuar dhe atë pa asnjë intervenim. Për dallim nga telefonat tjerë celularë, disa përdorues të “Blackberry-t">Blackberry-t” pohojnë se kanë marrë e-mail shumë më përpara sesa ai të arrinte në iPhone apo pajisjet me Android.

Thjeshtësia
Mund ta quani edhe telefona “budalla”, por një përparësi e qartë e “Blackberry-t">Blackberry-t” është se nuk është telefon i komplikuar. Një numër i madh i njerëzve që e shfrytëzojnë këtë e konsiderojnë si përparësi të madhe. Në këtë telefon të mençur do të gjeni ueb shfletuesin, aplikacionin për e-mail, mjetet për shkrimin e porosive tekstuale dhe të ngjashme. Më pak “high-tech” funksione, sikur dallimi i zërit dhe aplikacioni për “realitetin e zgjeruar”, e bëjnë “BlackBerry-n” më të thjeshtë dhe më të lehtë për përdorim.

Siguri më e madhe
Shumë telefona “BlackBerry” janë të detyruar të shfrytëzojnë fjalëkalimin kompleks, këtë departamenti i IT-së e ka bërë që kompania e caktuar të jetë e sigurt nga hakerët dhe sulmet tjera. Shumë telefona tjerë të mençur, si Samsung Galaxy S III, po ashtu e ofrojnë këtë mundësi, por disa pengesa të sigurisë munden lehtë të tejkalohen dhe hakerët e ndryshëm të kenë qasje në telefonin tuaj. Për shembull, sistemi për dallimin dhe njohjen e fytyrës mundet lehtë të kalohet nëse dikush e ka kokën me madhësi të ngjashme dhe formë sikur ju. Me qëllim të sigurisë më të mirë, “RIM” e ofron mundësinë e mbrojtjes së komunikimit me e-mail nëpërmjet të ashtuquajtur “metodës enkriptike” dhe nëpërmjet aplikacionit të caktuar, dhe e-mail është shtesë i mbrojtur me “çelësin enkriptik”. As “RIM”, si prodhues i pajisjeve, as operatori i telekomunikimit nuk e kanë mundësinë e qasjes dhe pasqyrës së çelësit enkriptik, dhe për këtë as mundësinë e hapjes së porosive të përdoruesit. Marrë parasysh që të gjitha të dhënat janë shkëmbyer vetëm ndërmjet serverit dhe “BlackBerry-t” të enkriptuar, edhe siguria e kompanisë është ngritur në nivel më të lart. Për këtë edhe disa udhëheqës të shteteve më të forta të botës i shfrytëzojnë telefonat e “BlackBerry-t”.

Shtypja më e shpejt
Disa përdorues nuk munden assesi të mësohen në ekranin e ndjeshëm në prekje (touchscreen), sikur që është në iPhone dhe Nokia Lumia. Thonë që ekranet e tyre nuk reagojnë mirë në shtypjen e gishtërinjve. Kjo pjesërisht varet nga madhësia e gishtërinjve, sikurse edhe nga reagimi me kohë i telefonit, edhe pse numri i madh i telefonave të sotëm e shfrytëzojnë teknologjinë e lart e cila ofron një reagim të shpejtë dhe shtypje të mirë, por përsëri përdoruesit e “BlakcBerry-t” nuk janë të kënaqur me këtë.

BlackBerry Messenger
Këtë platformë e shfrytëzon ende numri i madh i njerëzve në botë, ndërsa ajo punon sikurse SMS nëpërmjet operatorëve për mobil, por kjo kryhet nëpërmjet rrjetit të “BlackBerry-t”. Shprehia është ajo që përdoruesit e këtillë edhe më tutje i mban afër “BlackBerry Messenger-it”. I besojnë asaj që mirë e njohin.

Më shumë privatësi
Disa përdorues të “BlackBerry-t” nuk janë adhurues të mëdhenj të rregullave të “Google-s” për privatësi, dhe për këtë arsye i qëndrojnë besnik platformës së “BlackBerry-t”. Kompania “Google” e ka unifikuar politikën e tyre të privatësisë për të gjitha produktet e saj dhe në këtë mënyrë i përcjellë të gjithë shfrytëzuesit e pajisjeve të saj. Në këtë mënyrë “Google” e di se çka keni bërë nëpërmjet produkteve të saj. Shumë përdoruesve kjo gjë nuk ju pëlqen, andaj ata qëndrojnë me telefonat “BlackBerry”. Për më shumë, disa këtë përzgjedhje e shohin si çështje të gjeneratës. Të rinjtë më lehtë do të vendosnin për iPhone dhe telefonat Android, derisa më të moshuarve nuk u janë të nevojshme aplikacionet shtesë dhe shërbimet e ndryshme, andaj mbesin me “BlackBerry”.
Shtuar më 04/06/2013, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori