Ja pse nuk duhet ti përdorini rrjetet sociale gjatë kohës që jeni në punë
Punonjësit e rinj duhet të bëjnë kujdes me atë që postojnë në rrjetet sociale. Ekspertët e lidershipit dhe karrierës pranë Forbes këshillojnë "pastrimin" e profileve tuaja, duke sinjalizuar se aktiviteti që dikush tregon në një media të caktuar sociale e bën “pre” të problematikave profesionale.

“Kërkoni veten në Google. A mund ta gjeni? Ju pëlqen ajo që shihni?”- vijojnë më tej ekspertët. Një studim i fundit tregon se 93% e punëdhënësve kanë kërkuar për profilin e kandidatëve në rrjete sociale. 69% u përgjigjën se kanë refuzuar kandidatë si pasojë e përmbajtjeve të papërshtatshme në profilet e tyre, ndërkohë që 68% pohuan se kanë marrë në punë një kandidat bazuar në të njëjtin fenomen.

Disa nga veset që num pëlqehet nga punëdhënësi në rrjete sociale janë:

– Fotot e papërshtatshme

– Komente/Statuse jo me gjuhën e duhur

– Mashtrime

– Paraqitje e aftësive të dobëta komunikuese

– Postim duke konsumuar alkool etj.

Media sociale mund t’ju japë shumë mundësi për të zgjeruar rrjetin e njohjeve dhe për të komunikuar por mund të shndërrohen edhe në një “boomerang” të sjelljeve jo të hijshme që ju penalizon në rrjetin profesional. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2016, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori