Momenti kur mbetemi pa
bateri është shumë kritik dhe përpiqemi të gjejmë medoemos një zgjidhje, si për shembull ta mbushim natën në lokale ku pimë kafe apo në restorantet ku drekojmë.
Në të vërtetë jemi duke bërë një gabim shumë të madh. Drew Paik, themelues i Authentic 8 thotë se hakerat arrijnë të kenë qasje lehtësisht në prizat e mbushjes dhe wi-fi me anë të një teknike të quajtur “Juice Jacking”.
Ai ka bërë të ditur se USB që lidh telefonin me mbushësin është e projektuar për të transmetuar të dhëna personale. Kjo do të thotë se fotot tuaja, mesazhet, e-mailet dhe çdo gjë
tjetër mund të përdoret nga dikush
tjetër.
E vetmja gjë që mund të bëni në raste kur telefoni mbetet pa
bateri është ta mbushni atë në një vend të sigurt./albeu.com/
Shtuar më 17/03/2017,
ora 23:40