Ja përse nuk duhet ta mbani kompjuterin në prehër
Përdorimi i kompjuterit në prehër është një fenomen që duhet ta shmangni për shkak të rrezikshëmrisë që mbart. Pajisjet elektronike përhapin rrezatime elektromagnetike që janë të dëmshme për trupin e njeriut.

Rrezatime të shumta elektromagnetike, që përhapen nga kompjuterët dhe në rast se e mbani laptopin në prehër, atëherë e ekspozoni trupin tuaj ndaj valëve elektromagnetike. Këto valë elektromagnetike prishin strukturën qelizore të njeriut dhe mund të shkaktojnë edhe kancerin. Meshkujt sidomos nuk duhet ta përdorin asnjëherë laptopin në prehër, pasi mund të mbeten steril.

Studimet kanë treguar gjithashtu se drita e lëshuar nga ekrani i kompjuterit shkakton pagjumësi tek përdoruesit. Drita e kaltër nxit prodhimin e melatoninës, një hormon i cili ndikon në gjumë, ndaj është e rëndësishme që mos ta përdorni kompjuterin disa orë pasi të flini. /albeu.com/
Shtuar më 28/12/2015, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori