Ja pajisja që ju mundëson komunikimin edhe në vende të izoluara nga valët
Të shqetësuar kur udhëtoni në zona të veçuara ku nuk ka valë? Kjo pajisje do ju ndihmojë të mos humbisni kontaktin me njerëzit.

Kompania me emrin "goTenna", ka prodhuar një pajisje e cila funksionon përmes valëve të radios VHF, për të komunikuar me të, gjithë personat që përdorin të njëjtën pajisje.

Antena portative ‘goTenna’ u mundëson të gjithë përdoruesve të saj të dërgojnë tekst mesazh deri në 160 karaktere apo të dërgojnë vendndodhjen e tyre duke përdorur hartat "offline".

Antena është prodhuar për t’i ndihmuar njerëzit që ndahen nga grupet gjatë kampingjeve apo udhëtimeve të ndryshme.

Kjo pajisje, lidhet me celularin përmes "Bluetooth-it" dhe aplikacionit "goTenna" në celularin tuaj. Komunikimi me "goTenna" mund të realizohet vetëm me ata që posedojnë të njëjtën pajisje. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2016, ora 17:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori