Google siç e ka bërë zakon tashmë ditën e sotme ka kujtuar me një "Doodle" 200-vjetorin e lindjes së George Boole-it.
Boole cilësohet si një ndër matematikanët më me ndikim të shekullit të 19-të, në ndërtimin e një sistemi logjike që ndihmon në kthimin e mendimeve të ndërlikuara në ekuacione të thjeshta.
Trashëgimia e tij ishte logjika
boleiane, një
teori matematike ku të gjitha variablat janë ose "të vërteta" ose "të rreme", apo “on” dhe “off”. Kjo
teori parapriu moshën dixhitale, me amerikanin Klod Shenon që zbatoi teorinë
boleiane për të ndërtuar një qark elektrik në vitin 1930. Më pas kjo çoi në ndërtimin e kompjuterëve modernë. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2015,
ora 15:50