Ja kasa që mbron iPhone 6 Plus nga deformimet
Pëlqej
Fakti që iPhone 6 Plus deformohet kur është në xhepin e përdoruesve është bërë tashmë i ditur në internet, siç edhe ju mund ta dini.

Një kompani që merret me krijimin e kasave për telefona, pretendon se ka gjetur zgjidhjen për këtë problem. Bëhet fjalë për kompaninë Gresso, e cila prezantoi një kasë alumini për iPhone 6 Plus që do ta mbrojë atë nga deformimet, transmeton krokodili.com.

Kasa është 2 mm e hollë e prodhuar me alumin CNC, dhe thuhet se është rezistente ndaj përthyerjeve, presionit të ushtruar etj. Ana ballore dhe e pasme e kasës lidhet me një sistem magnetik, që bën me të lehtë vendosjen e iPhone-it në të dhe nxjerrjen e tij. Kjo kasë ka një dizajn të thjeshtë, megjithatë, sipas kompanisë, është i duhuri për mbrojtjen e telefonit.

Kasa prej alumini do të dalë në treg në muajin tetor, çmimi nuk është bërë i ditur akoma. Do të krijohet gjithashtu edhe një version prej titaniumi të gradës 5, me ar 18 karat. Ky model i veçantë do të kushtojë 2000 dollarë.
Shtuar më 30/09/2014, ora 18:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori