Ja cilët janë celularët më të kushtueshëm në botë
Telephoni celular, në ditët e sotme është bërë pothuajse pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme. Përparimet e teknologjisë, kanë bërë që telefoni të mund t’i kryejë pothuajse të gjitha funksionet e kompjuterit.

Mirëpo, nëse dëshironi të keni një telefon të tillë, atëherë me siguri se edhe duhet të paguani një shumë të majme të hollash, shkruan "express".

Ja lista e 10 telefonave të mençur më të shtrenjtë në botë.

Vertu Signature Diamond
Ky telefon nga platini, montimi i të cilit pretendohet të jetë bërë me dorë, thuhet se është zbukuruar me diamante të punuara enkas për të. Deri më sot janë punuar vetëm 200 diamante të këtij lloji. Çmimi i këtij telefoni është 88,000 dollarë.

iPhone Princess Plus
iPhone Princess Plus nuk ka ndonjë të veçantë që e dallon shumë nga telefon tjetër celular Apple iPhone, me përjashtim të asaj se është dizajnur nga dizajneri i famshëm i Austrisë, Peter Aloisson.Përveç arit, Princess Plus është i zbukuruar edhe me 180 diamante të cilësisë më të mirë. Çmimi i tij është 176.400 dollarë.

BlackDiamond VIPN Smartphone
Koncepti elegant për këtë model të Sony-t është krijuar nga Jaren Goh. Sigurisht, kur është fjala për Sony-n, askush nuk mund ta sfidojë cilësinë e ekranit të tij.BlackDiamond VIPN është i zbukuruar me dy diamante, njërin në butonat e navigimit dhe tjetrin në pjesën e pasme të telefonit. Çmimi i këtij telefoni është 300.000 dollarë.

Vertu Signature Cobra
Telefoni Vertu Signature Cobra, me një dizajn mjaft ekskluziv me forma të tilla si ajo e gjarprit, është projektuar nga argjendari francez, Boucheron.Ky celular është i zbukuruar me një diamant në formë dardhe, një diamant të rrumbullakët të bardhë, dy smeralde dhe 439 margaritarë.

Gresso Luxor Las Vegas Jackpot
Ky telefon i mençur luksoz që përmban 180 gr. ari, është punuar në Zvicër në vitin 2005.Pjesa e pasme e tij është e punuar nga një dru i rrallë afrikan, më shumë se 200 vjet i vjetër, i cili është njëherësh druri më i shtrenjtë në botë. Butonat e tij janë të bëra nga kristali safir. Çmimi i tij është rrafsh 1 milion dollarë.

Diamond Crypto Smartphone
Bazuar në Windows CE, ky telefon i mençur është projektuar nga dizajneri i aksesorëve luksozë, Peter Aloisson. Ky objekt unik i artit, që kushton 1.3 milion dollarë, është i zbukuruar me 50 diamante, 10 prej të cilëve janë diamantë të kaltër, shumë të rrallë dhe me disa pjesë prej ari. Niveli i enkriptimit të këtij telefoni siguron mbrojtje të informacionit nga rrëmbimi dhe shantazhi teknologjik.

GoldVish Le Million
Goldvish “Le milion” është projektuar nga projektuesi i njohur Emmanuel Gueit, i cili ka dizajnuar shumë orë dhe stoli luksoze. Në shtator të vitit 2006, në Panairin e milionerëve në Kanë të Francës, ky telefon i punuar në Zvicër, me ari 18 karatësh dhe diamante, është shitur për 1.3 milion dollarë, për çka edhe e ka marrë çmimin e Rekordeve Botërore të Ginisit si telefoni më i shtrenjtë në botë, në atë kohë.

iPhone 3G King’s Button
Edhe ky telefon është dizajnuar nga argjendari i njohur nga Austria, Peter Aloisson. 138 diamantet zbukurues bëjnë që ky telefon të kushtojë 2.4 milion dollarë. Diamanti i bukur i bardhë prej 6.6 karatësh është qershia mbi tortë

Supreme Goldstriker iPhone 3G 32GB
Për zbukurimin e këtij telefoni janë përdorur 271 gr. ari prej 22-karatësh, 53 diamante nga 1-karat, një diamant i rrallë 7.1-karatësh, ari i Kashmirit, graniti dhe lëkura e rrallë. Për këtë telefon me gjithë këto zbukurime duhet paguar “vetëm” 3.2 milion dollarë.

Diamond Rose iPhone 4 32GB
Ky është telefoni i mençur më i shtrenjtë në botë deri më sot. I zbukuruar sipas dizajnit të dizajnerit Stuart Hughes me 561 diamantë me karat të ndryshëm dhe me platinium, ky telefon kushton 8 milion dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2015, ora 15:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori