Ja arma e frikshme e SHBA-ve (VIDEO)
Arma e re që nga shumëkush me të drejtë quhet e frikshme është emërtuar Electromagnetic Ray Gun. Kjo armë nuk përdor as plumb klasik e as barut por një plumb special i cili vihet në lëvizja nga forca e krijuar nga fusha elektromagnetike, duke arritur shpejtësinë prej 5600 km/h, shkruan Portali Albeu.com.

Plumbi i kësaj arme peshon 10 kg dhe arrin deri në 13 km ndërsa arma është prodhuar për Forcat Amerikane nga BAE Systems në Virginia të SHBA-ve.

Fuqia e plumbit është aq e madhe saqë mund të shpojë një anije dhe të dalë në anën tjetër ndërsa mendohet që në vitin 2020 do të jete prezente në të gjitha luftëanijet amerikane.

Projekti për këtë armë ka zgjatur plot 7 vjet ndërsa janë harxhuar 240 milionë dollarë. /albeu.com/


Shikoni videon e provës së këtij plumbi:


Shtuar më 01/03/2012, ora 17:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori