65-vjeçarin gjen vdekjen pranë banesës së tij në Elbasan

Një 65-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në Elbasan, në afërsi të banesës së tij. Dyshohet se ai ka humbur jetën nga shkaqet natyrale.

Njoftimi i policisë:

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 03.02.2022, rreth orës  11:50, në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan, ka gjetur vdekjen pranë banesës së tij, shtetasi Xh. B., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 3.02.2022 14:27