iTunes së shpejti vjen edhe në Windows Store
Në një lëvizje të papritur, Microsoft ka njoftuar në konferencën Build se iTunes do të vijë së shpejti në dyqanin Windows Store.

Ky është një lajm i mirë, pasi që iTunes deri tani ka qenë një shkarkim i veçantë të cilin duhej ta shkarkonim përmes uebfaqes zyrtare të Apple. Duke e sjellur në dyqanin online, do të krijohet një lehtësim për shumicën e njerëzve që përdorin Windows në pajisjet e tyre kompjuterike.

Për më shumë, kjo do të thotë që përdoruesit e Windows 10S do të mund të përdorin iTunes në të ardhmen pasi që ky sistem nuk do të mbështet aplikacionet jashtë dyqanit online, përcjell Telegrafi.

Mbetet të shihet nësë këtij trendi do të ju bashkangjiten edhe Chrome dhe aplikacionet tjera të ngjashme.
Shtuar më 16/05/2017, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori