Italia padit Apple për ngadalësimin e iPhone
Shoqata italiane e konsumatorëve Altroconsumo tha të hënën se i ka bërë të ditur Apple se ka filluar një veprim klasor kundër gjigantit të teknologjisë amerikane për praktikën e vjetërsimit të planifikuar.

Në një deklaratë Altroconsumo tha se po kërkonte një dëmshpërblim prej 60 milionë eurosh (73 milionë dollarë) në emër të konsumatorëve italianë të mashtruar nga praktika e cila është njohur gjithashtu nga autoritetet italiane.

Altroconsumo tha se procesi gjyqësor mbulon njërëzit që zotëtojnë iPhone 6 dhe 6 Plus, 6S dhe 6S Plus, shitjet e të cilëve në Itali arritën në rreth 1 milion telefona midis viteve 2014 dhe 2020.

Apple tha në një email se kurrë nuk kishte bërë asgjë për të shkurtuar qëllimisht jetëgjatësinë e ndonjë produkti Apple, ose për të degraduar përvojën e përdoruesit për të nxitur përditësimet e klientëve.

Dy procese gjyqësore të ngjashme kundër Apple janë ngritur në Belgjikë dhe Spanjë për vjetërsimin e planifikuar të iPhone.

Shoqata Evropiane e konsumatorëve Euroconsumers, e cila po koordinon tre proceset gjyqësore, tha se po planifikonte gjithashtu të niste një veprim klasor në Portugali në javët e ardhshme.
Shtuar më 25/01/2021, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori