Irani do ndërtojë Google e tij
Irani ka bërë të ditur se Google shërben si një vegël spiunimi. Ky reagim vjen nga drejtuesi i forcës policore të Iranit, Ismail Ahmadi-Mokadam, duke përçuar mesazhin se kompania “Google, nuk është një makinë kërkimi, por një vegël spiunimi”.

Duke i’u referuar një agjensie iraniane, ajo ka raportuar se Ahmadi-Mokadam ka përshëndetur zhvillimin e një rrjeti kompjuterik vendas, i cili do të operonte ndaras nga rrjeti botëror.

Ahmadi-Mokadam tha se “Interneti kombëtar është shumë i dobishëm për mbrojtjen e sigurisë së popullit dhe të informacioneve të vendit”.

Ndër të tjera, ai ka vënë në dukje se përpos kësaj iniciative, Irani nuk ka për qëllim të shkëpusë vetveten nga bota. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2012, ora 18:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori