Një uebsajt kinez ka postuar imazhe dhe detaje të baterive të iPhone-ve të ardhshëm. Sipas kësaj faqeje kineze, e quajtur
Apple Daily,
Apple ka në plan të emërtojë telefonin inteligjent me
ekran më të madh iPhone 6L, ndërsa për variantin më të vogël do të përdoret emërtimi iPhone 6.
Në imazhet e postuara në internet shfaqen panelet ballore të iPhone-ve me
ekran 4.7 inç dhe 5.5 inç, ku nga krahasimi i tyre shihet se kanë përmasa të njëjta, vetëm ndryshon madhësia e ekranit, shkruan krokodili.com.
iPhone me
ekran 5.5 inç ka anësore pak më të holla se varianti tjetër. Nga imazhet kuptojmë gjithashtu se iPhone me
ekran më të madh do të ketë një
bateri me kapacitet më të madh, rreth 2915 mAh, ndërsa versioni pak më i vogël do të ketë
bateri me kapacitet 1810 mAh. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014,
ora 12:28