iPhone X ua fsheh automatikisht njoftimet personave të huaj

Pëlqej
Falë teknologjisë së avancuar të Face ID, modeli i ri iPhone X nuk do të lejojë që dikush tjetër të shohë njoftimet tuaja në ekran.

Një mënyrë shumë e mirë për të rritur sigurinë tuaj dhe për të mbrojtur materialet tuaja personale nga kureshtarët.

Siç mund ta shikoni edhe nga imazhi i mësipërm, kur është pronari i iPhone X ai që shikon ekranin, njoftimet do të shfaqen të plota, ndërsa nëse Face ID e kupton që është një person tjetër që po shikon në ekran, atëherë do të shfaq një njoftim të mbledhur me përmbajtje të fshehur.

Ky funksion nuk është automatik, por duhet ta aktivizoni ju tek Settings. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2017, ora 22:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori