Feston ditëlindjen, sa vjeç bën sot Kastriot Çaushi (FOTO LAJM)

Aktori i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Kastriot Çaushi sot feston 68-vjetorin e lindjes.

Ai lindi në Tepelenë më 14 qershor 1954. Në periudhën kohore 1973-1976 kreu studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura për aktrim dhe pasi mbaroi studimet filloi punën po si aktor në trupën profesioniste të teatrit “Skampa” të Elbasanit vetëm një vit më vonë nga 1977, deri në vitin 1982.

Më 1982 u emërua pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në degën e Dramës. Në vitet 1997-2007 ka qenë edhe rektor i Akademisë së Arteve për dy mandate, ndërsa ka pasur edhe funksionin e dekanit të Fakultetit të Artit Skenik në këtë akademi. Detyra e rektorit iu rikthye ne 2016 dhe e mban ende edhe sot.

Në vitet ’80 ka pasur karrierë në ngjitje, duke fituar fillimisht Medalionin e Festivalit të Filmit me rolin e Vasil Laçitnë filmin “Plumba Perandorit” (1980) dhe pastaj Kupën për aktorin më të mirë me rolin e Kujtimit në filmin “Qortimet e vjeshtës” dhe në fund përsëri Medalionin për rolin e Ilirit në filmin “Shirat e vjeshtës” (1984). Ndër filmat e tjerë të suksesshëm mund të përmendim “Apasionata” (1983), “Vendimi” (1984), “Ngjyrat e moshës” (1990) dhe (1994).

Pas dhjetë vjet pauze u rikthye në kinema me filmin “Lule të kuqe, lule të zeza” (2004) të regjisorit Mevlan Shanaj.

Kastriot Çaushi është një ndër aktorët më pëlqyer shqiptarë. Çaushi ka dy fëmijë, Erosin dhe Fionën. Në fakt për hir të së vërtetës, aktori ka preferuar ta mbajë larg familjen nga vëmendja mediatike.

Por tashmë që fëmijët e tij janë të rritur është e vështirë që të mos kenë profile personale në rrjetet sociale. Teksa i sheh në foto të ndryshme në rrjetet sociale, vë re ngjashmërinë e djalit Erosit me babain e tij.

Ndërsa vajza është më e kundër për shkak të ngjyrës së flokëve dhe syve të kaltër, çfarë me siguri i ka trashëguar nga e ëma, Valbona.