iPhone dje prezantoi tre versione, por Samsung njofton të mos joshemi pasi diçka e madhe po vjen
Pëlqej
Apple me 12 shtator zbuloi tre celularëve të rinj iPhone, në tre versione, por kjo nuk do të thotë se e gjithë bota e ka mendjen tek Apple, pavarësisht ekranit OLED pa skaje dhe identifikimit me portret që kjo kompani ofron.

Samsung ka befasuar me një celular të ri inteligjent, me ekran që paloset. Po, pikërisht kështu. Me një ekran të tillë konsumatorët supozohet se do të mendohen mirë para se të paguajnë rreth 1 mijë dollarë për një iPhone me disa ndryshime.

Ky celular i ri do të dalë në qarkullim në vitin 2018, siç ka njoftuar presidenti Dj Koh. “Ky celular është prioriteti ynë kryesor për vitin e ardhshëm”, u shpreh ai dje. Ideja ka qenë përmendur që në vitin 2013 në zyrat e Samsung-ut, por deri tani asgjë e tillë nuk është prekur nga konsumatorët. Ja që gara e ethshme nxit përmirësimin! /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori