Një luftë tjetër? Rama: Kosova të pajtohet me armikun e “përjetshëm” Serbinë

Gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme kryeministri, Edi Rama ka vlarësuar politikat e ndjekura nga komisioneri i Bshkimit Evropian, Oliver Verhelyi.

Dhe jo vetëm kaq, Rama ka thënë se Kosova duhet të bëjë paqe me amikun e saj të përjetshëm, Serbinë për shkak të mos përshkallëzimit të situatës gjë e cila do të conte në një luftë tjetër tashmë të shtrirë në Europë.

Një pjesë nga fjalimi i Edi Ramës

Këtu nuk është se po them diçka diplomatike, por po them diçka shumë të vërtetë edhe falë politkës së re të ndjekur nga Verhelyi, që është personi që Bashkimi Evropian ka dërguar për tu kujdesur për këtë rajon. Ka rritur vëmendjn si asnjëherë më parë ndaj këtij rajoni, plani i investimeve është diçka e pambyllur dhe e pandodhur më parë, bëhet fjalë për shumë invesitme më të mëdha, shumë më të mëdha se sa ato që vetë vendet e Ballkanit mund të bëjnë vetë. Para se të vinte këtu, ai ishte në territor për të parë disa investime të bëra nga Bashkimi Evropian. BE ka vendosur një fond, një program ku qeveria shqiptare ka ndërtuar një pjesë, BE një tjetër, cilësia e puëns dhe kushtet e krijuara flasin vetë, nuk kanë nevojë për koemtn, BE së bashku me Shqipërinë është angazhuar shumë seriozisht për një projekt shumë të rëndësishëm që është gazsjellësi Adriatiko-Jonian. Qofte Verhelyi, komisioni si i tërë, ne nga ana jonë apo unë vetë kemi intensifikuar marrëdhënien me Azerbajxhanin për të pasur një proces të pltë. Fondet janë të be, pavarësisht se mund të ketë aktorë të tjerë që duan të përfshihen në këtë projekt të madh. E fundit fare, sot ne kemi një sinergji të plotë, edhe Shtetet e Bashkuara nga ana tjetër kanë bërë punën e tyre. Unë mendoj, kjo nuk është e re, por po e përsëris, ajo që po ndodh në Ukrainë nuk është një arsye më shumë për të menduar se do të kemi një Ukrainë të dy në Ballkan, por për të menduar që të kemi vendosjen e paqes në vend. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. Kulmin e konfliktit e shohim sot, por ka pasur një proces, duhet të na mësojnë shumë fare, paqja nuk bëhet me mikun, me armikun bëhet dhe në këtë rast paqja bëhet me armikun e deridjeshëm, nuk është miku i sotëm i Kosovës, por që është aty. As Kosova dhe as Serbia nuk do lëvizin nga vendi, kështu që të bëjnë paqe mes tyre. Në qasjet e Bruskelit dhe të BE-së nuk kam gjetur një që të thotë se Kosova nuk duhet të ulet me Serbinë, dhe këta vende nuk janë proserbë. Për të cituar një mik të shqiptarëve, që është edhe proserbëve, Orban, është që duhet një durim strategjik./albeu.com