E pabesueshme: Arrestohen dy lojtarë të Salernitana-s për vjedhje

Të gjithë në Salernitana janë shokuar, pasi dy futbollistë janë arrestuar për vjedhjen e një çantë.

Emrat e dy lojtarëve nuk janë bërë të ditur, gjithçka që dimë është se ata po mbahen në komisariatin e Salernos.

Presidenti i skuadrës, Danilo Iervolino, me të dëgjuar këtë lajm u shpreh në mënyrë karakteristike:

“Incidenti me pjesëmarrjen e dy lojtarëve tanë nga repartet e infrastrukturës na lë të habitur. Nëse konfirmohet, kjo është diçka shumë serioze që ne e dënojmë me të gjitha forcat. Është diçka që padyshim bie ndesh me vlerat që duhet të transmetojë sporti. Është në kundërshtim me vlerat që duam t’ua përcjellim brezave të ardhshëm”.


Shtuar 11.02.2022 16:10