Vinicius Jr: Dua të vazhdoj të luaj në klubin më të madhe në botë, Benzema më tha një sekret

Rinovimi i Vinicius nuk do të jetë aspak problem për Real Madrid.

Deklaratave të Florentino Perez, i cili siguroi se ndjesitë për rinovimin e lojtarit janë të shkëlqyera, iu shtuan edhe fjalët e lojtarit brazilian.

“Dua të vazhdoj të luaj në klubin më të madh në botë”.

Gjatë intervistës, Vini Jr shpenzoi fjalë plot dashuri për Carlo Ancelottin duke thënë se është një trajner që gjithmonë përpiqet të na ndihmojë dhe të na japë besim.

Ai gjithashtu zbuloi një dëshirë të madhe të Karim Benzema.

“Benzema më ka thënë se dëshiron të ndeshet me Brazilin në finalen e Kupës së Botës.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.06.2022 11:25