Modric pas rinovimit: E njëjta ndjenjë si ditën e parë

Luka Modric dhe Real Madrid kanë rinovuar zyrtarisht ditën e djeshm së bashku edhe për një sezon tjetër.

Pas rinovimit  zyrtar të kontratës së kroatit, mesfushori ka komentuar në rrjetin social.

“Jam shumë i lumtur të njoftoj se do të vazhdoj për klubin më të mirë në botë. Ka qenë një ëndërr për 10 sezone, por vazhdoj me vullnetin dhe dëshirën e ditës së parë. Vazhdojmë kështu, Vamos Madrid!”, ishin fjalët e Modric./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.06.2022 10:38