Derbi milanez për “Luca Tonin e ri”

Ka ndodhur me Sandro Tonalin apo Hakan Calhanoglu, tashmë është Lorenzo Lucca që është protagonisti i një dueli Inter-Milan me sfond merkato.

Sulmuesi 21-vjeçar italian po shkëlqen në Pisa në Serinë B dhe ka tërhequr vëmendjen e të dyja skuadrave milaneze.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, për momentin nuk ka një ofertë të fortë, por ata nuk i heqin sytë nga paraqitjet e një futbollisti që krahasohet me Luca Tonin , për shkak të gjatësisë së tij dhe shënimit. Ai tashmë ka gjashtë gola këtë sezon./albeu.com


Shtuar 4.11.2021 11:52