iPhone 7 telefoni më i hollë nga Apple (FOTO LAJM)

Pas prezantimit të modelit iPhone 6S dhe 6S Plus, Apple ka nisur menjëheë punën për krijimin e telefonit të ri, i cili pritet të jetë më i holli i prodhuar deri tani.

"AppleInsider" ka zbuluar një kërkesë të Apple-it për patentë në të cilën shihet edhe porti i quajtur “D Jack”, që ka diametër prej 2.0 milimetrave.

Si standard Apple deri tani ka përdorur portin me madhësi prej 3.5mm, por madhësia e re e paraqitur përmes patentës ka shtuar spekulime se iPhone 7 do të jetë shumë më i hollë dhe duhet të ketë tip tjetër të kabllove. /albeu.com/

Shtuar më 23/09/2015, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori