Kim Jong Un inskenoi vdekjen e tij për të zbuluar tradhtarët?

Pak ditë më parë në median botërore u fol gjërë e gjatë mbi vdekjen e mundshme të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Por dicka e tillë si duket ka qënë e inskenuar, vetëm për të zbuluar tradhëtarët e tij të brendshëm.

Pasi u zhduk nga jeta publike për 20 ditë, diktatori u shfaq në fundjavë në përurimin e një fabrike fertilizuesish.

Spekulimet mbi shëndetin e 36-vjeçarit ishin të shumta, ndërsa të gjitha silleshin rreth faktit se ai kishte vdekur.

Gazetari austrialian James Morrou thotë se inskenimi i vdekjes së diktatorit ishte një provë për të parë sesi do të reagonte elita e Penianit.

Ai shton se kjo do të zbulonte “tradhtarët” mes rrethit të tij, një lëvizje që e gjejmë të gatshme në manualin e udhëheqjes së Joseph Stalin.

Një numër zëvendësimesh të mundshme përmendeshin në rast vdekjeje të Kim, duke përfshirë dhe motrën e tij Kim Yo-jong.

Tashmë James parashikon se Kim do të ashpërsojë më shumë dorën e tij kundër disidentëve.

“Besoj se shumë shpejt do të ketë spastrime në Korenë e Veriut,” shton ai.


Shtuar 4.05.2020 17:28