iPhone 5e, modeli më i ri mini nga Apple
Apple po punon për krijimin e një telefoni inteligjent me ekran 4 inç. Më shumë është debatuar në lidhje me emrin e tij. Telefonit i janë referuar deri tani si iPhone 6c, iPhone 7c, ndërsa një analist kinez ka zbuluar së fundmi se pajisja do të quhet iPhone 5e.

Sipas analistit, shkronja “e” tek iPhone 5e lidhet me “enhanced”, që do të thotë se ai do të jetë një version i përmirësuar i iPhone 5s.

Kamera parësore e tij thuhet se do të jetë 8 megapikselë, ndërsa çipi do të jetë A8, së bashku me 1GB RAM. iPhone 5s pritet të kushtojë rreth 459 euro. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2016, ora 09:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori