iPhone 4S me 11 nëntor vjen edhe në Shqipëri
Me 11 nëntor versioni i fundit të zgjuar iPhone 4S do të jetë në shitje dhe në Shqipëri (të paktën në mënyrë zyrtare). Apple në muajin nëntor do të bëjë të mundur shitjen e iPhone 4S në shumë vend të Evropës, Azisë dhe Amerikës Qendrore.

Deri në fund të këtij viti Apple thotë se iPhone 4S do të ofrohet në më shumë se 70 vende.

Telefoni iPhone 4S u hodh në treg për herë të parë me 4 tetor, një ditë para vdekjes së bashkëthemeluesit të Apple Steve Jobs.

Në tre ditët e para, Apple ka shitur më shumë se 4 milion modele të iPhone 4S. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori