iPad-ët, më shtrenjtë në Europë sesa në SHBA
Kur doli iPad-i i parë në treg, në vitin 2010, ai kushtonte 499 dollarë për modelin bazë me 16GB hapësirë të brendshme. Për 100 dollarë më shumë, klientët mund të merrnin modelin tjetër me më shumë hapësirë.

Skema e çmimit ka ngelur pothuajse e njëjtë përgjatë viteve, kështu modeli bazë i Pad Air 2, i prezantuar javës së shkuar, kushton 499 dollarë. Nëse shtoni edhe taksën e shitjeve, çmimi shkon në 550 dollarë.

Por, e dini që çmimet e iPad-ve ndryshojnë edhe nga njëri shtet në tjetrin?

Po, dhe diferenca është shumë e dukshme në tregjet evropiane. Në Hungari, për shembull, një model bazë i Pad-it kushton 689 dollarë, ndërsa në Britani, çmimet fillojnë nga 399 paundë ose 642 dollarë.

Po të kalojmë tek shtetet nordike, modeli bazë i iPad-it me ekran 9.7 inç kushton 650 dollarë.

Në Francë dhe Itali, klientët duhet të paguajnë 637 dollarë për modelin bazë të iPad-it, ndërsa çmimi i tij në Gjermani dhe Francë arrin në rreth 624 dollarë.

Cila është arsyeja e këtyre çmimeve të larta?

Ka një sërë faktorësh që përcaktojnë çmimin e një iPad-i. Së pari, këtu përfshihet kostoja e transportit. Kostot e importit duhet të paguhen sipas shteteve përkatëse, dhe nuk duhet të harrohen këtu as taksat.

Të blesh një iPad në SHBA, taksat do e rrisin çmimin jo më shumë se 9.45 % të vlerës, ndërsa në Evropë kjo shkon deri në 25 %. Herën tjetër kur të mendoni se një iPad i cili kushton 499 dollarë është i shtrenjtë, mendohuni mirë, sepse kjo është për tregun amerikan ku pajisjet kushtojnë më pak. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2014, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori