iPad dhe Square, në mesin e shpikjeve më të mira
Pëlqej
iPad nga Apple
Jemi në fund të vitit 2010 dhe tashmë mundemi të shikojmë prapa dhe të shohim se cilat prodhime apo shërbime në domenin e teknologjisë e kanë shënuar këtë vit. Pajisja më e njohur në konkurrencë, e cila ka zgjuar interesim të madh, është iPad-i i Apple-s. Apple e ka marrë përsipër teknologjinë ekzistuese dhe e ka bërë të thjeshtë për ta përdorur si dhe në mënyrë të përkryer funksionale.

Përsëritet historia e iPod-it, kur Apple e kishte përsosur teknologjinë ekzistuese të Player-it MP3 dhe e kishte bërë interesante për masën e gjerë. E njëjta mund të ndodhë edhe me kompjuterët tablo, të cilët ekzistojnë tashmë një kohë të gjatë, por deri më tani nuk kanë zgjuar interesim të përdoruesve. Koncepti i Apple-s duket se është formula për sukses,sepse kanë filluar ta kopjojnë edhe prodhuesit e tjerë.

Njëri nga themeluesit e Twitter-it, Jack Dorsey, e ka shpikur Square, një pajisje vogël e cila nëse lidhet me një telefon të mençur, mund të lexojë kartelat e bankës dhe të kryejë pagesë on-line brenda një sekonde. Kjo shpikje e ka bërë pagesën në lëvizje shumë të thjeshtë dhe të shpejtë, por telefoni i mençur nuk mund të shtyp faturë, kështu që Square e dërgon në adresë të postës elektronike.
Shtuar më 29/11/2010, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori