Interneti përdoret si ndihmë në kuizin "Kush do të bëhet milioner"
"Kush do të bëhet milioner" ka filluar për herë të parë në Britaninë e Madhe, më 4 shtator 1998, në iTV dhe shumë shpejt u përhap edhe në vendet e tjera. Ky kuiz realizohet dhe transmetohet në 118 vende të botës, në Evropë, Amerikën Veriore, Amerikën Jugore, Azi, Afrikë dhe në Australi.

Ky kuiz pak viteve mё parё ka filluar të realizohet dhe transmetohet edhe në versionin në shqip për trojet shqiptare, duke përfshirë këtu Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

kuiz janë gjithsej 15 pyetje dhe përgjigjia e saktë për secilën pyetje shёnon një shumë parash. Të arrish që të përgjigjesh në secilën pyetje është e vështirë, edhe pse është shumё i përhapur, pyetjes së pesëmbëdhjetë kanë arritur që t’i përgjigjen vetëm 77 pjesëmarrës.

Fituesit më së shumti janë japonezë, me gjithsej 12 fitues të çmimit prej 10,000,000 jenë.

Në versionin në shqip, vetëm kandidati Edgar Çani ka arritur deri te pyetja e fundit, por përgjigjien nuk e dinte dhe ёshtё tërhequr nga loja.




Dhe kjo video-2
Shtuar më 22/05/2011, ora 21:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori