Intel përvetson produkte sigurie
McAfee
Pas miratimit të bordeve rregulluese amerikane dhe evropiane, Intel ka siguruar të drejtat e kompanisë së vlefshme 7.68 miliardë dollarë, McAfee. Si pronë e Intel, McAfee do të bëhet pjesë e ‘Software and Services Group’ të kësaj kompanie.

Edhe më tutje, McAfee do të vazhdojë të sigurojë produkte sigurie me emrin e vet dhe do t’i ruajë klientët që ka.

Po ashtu, thuhet se produktet e para të kompanive të bashkuara do të dalin në treg kah fundi i këtij viti.

Në blogun zyrtar të presidentit të McAfee, Dave DeWalta, thuhet se edhe Intel edhe McAfee do të mbajnë një ‘webinar’ ku do të prezantojnë mënyrat në të cilat dy kompanitë do të përqendrohen në zgjidhjen e problemeve të sigurisë.
Shtuar më 02/03/2011, ora 12:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori