“Instant Video” risia më e fundit e Messenger

Facebook po shton në Messenger një cilësi të re të quajtur “Instant Video”, e cila ju lejon të shihni dhe të shpërndani video me shokët tuaj ndërsa flisni.

Ndryshimi me video chat që Facebook e ofronte edhe më parë është se në Instant Video mund të dërgoni video dhe mesazhe njëkohësisht. Ai është bërë për biseda të shkurtra dhe për ta bërë më argëtues komunikimin në Messenger.

“Shpërndani pjesë nga jeta juaj e përditshme, kërkoni mendimin e shokut tuaj mbi një palë atlete të reja, apo pyeteni atë se me çfarë shije ta blini akulloren kur të vini në shtëpi … Për këtë është Instant Video,” thotë Facebook.

Ai ngjan pak me thirrjet video që ofron Snapchat, ku për të realizuar një bisedë, klikoni mbi butonin video dhe sapo ai të fillojë të pulsojë mund të komunikoni në kohë reale me miqtë tuaj.

Facebook shpreson se kjo do t’i bëjë thirrjet video po aq të thjeshta dhe të zakonshme sa edhe dërgimi i një emoji. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 23:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori