Instagram vjen me përditësimin më të ri për bizneset dhe klientët
Në rrjetin social Instagram shumë biznese kanë hapur profilin e tyre dhe fitojnë ndjekësa e fansa duke i shtuar edhe vetë.

Por mesa duket Instagram ka menduar edhe për këtë.

Me opsionin më të ri Instagram do të sjellë një risi të fundit ku bizneset mund të reklamojnë aktivitetin e tyre.

Ai do të mundësojë që me anë të një opsioni i quajtur "Book të caktohet një takim me biznesin që klienti do.

Psh në rast se ju si klient doni të caktoni një takim me parukerin, mund të shtypni opsionin "book" dhe ai do t'ju lejojë që të zgjidhni modelin e flokëve që dëshironi, orarin e takimit, pagesën si dhe çmimet.

Me këtë aplikacion të fundit rrjeti social Instagram i cili kohët e fundit po vjen me përditësime të reja po sfidon aplikacionin Yelp që është vetëm për biznese./Albeu.com/
Shtuar më 25/03/2017, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori