Instagram sjell risinë e shumëpritur, padyshim që do e pëlqeni (FOTO LAJM)

Pëlqej
foto ilustruese
Instagram është një nga rrjetet sociale më të përdorur në të gjithë botën, sidomos nga të rinjtë.

Krijuesit e këtij aplikacioni herë pas here bëjnë përditësime për të përmirësuar performancën ndaj përdoruesve.

Së funmdi Instagram ka sjellë një opsion, të cilin të gjithë mezi e kemi pritur.

Tani nëse dëshironi të publikoni një video apo foto që jo të gjithë ndjekësit duhet ta shohin, mjafton ta ndani foton me listën e shokëve të përzgjedhur.

Nëpërmjet opsionit “Close friends” i cili shfaqet në fund të ekranit ju mund ta përzgjidhni për të mos menduar gjatë kush do e shohë.

Ky opsion vlen vetëm për fotot e story dhe jo për fotot e profilit.

Kjo listë miqsh mund të krijohet në menunë kryesore të profilit personal, mund të redaktohet dhe të shtohen miq të rinj. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2018, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori