"ILDOCK" pajisja që zgjidh problemin e portës së kufjeve tek iPhone 7 (FOTO LAJM)

Deri më sot kanë qarkulluar shumë shaka dhe video të bëra për mungesën e një porte në të cilën mund të vendosën kufjet,në iPhone 7.

Mundësia e vetme që është ofruar është vetëm vendosja e një adapter 3.5 mm. Por si vallë mund të përdoren kufjet ndërkohë që iPhone është duke u karikuar?

Ky problem i vogël është zgjidhur me pajisjen më të re,ILDOCK.
ILDOCK ju lejon të përdorni kufjet ndërkohë që ju jeni duke karikuar iPhonin tuaj. Por gjithashtu mund të lexoj kartën SD,TF si dhe USB.

ILDOCK përmban një portë 3.5 mm si dhe një portë tjetër për karikimin e telefonit.

Dhe për ata të cilët kërkojnë 2 porta për karikimin e telefonit posaçërisht për këtë gjë vjen në ndihmë ILDOCK Duo.

Përveç faktit të portave për karikimin e telefonit ILDOCK PLUS përmban porta të veçanta SD/TF si dhe për të vendosur USB.

Përfitimet më të mëdha që ofron kjo pajsje e vogël është se nuk ka nevojë për ndonjë softuare të veçantë, mjafton ta vendosni dhe të vazhdoni veprimin. /albeu.com/

Shtuar më 14/10/2016, ora 23:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori