Ilaçi antitumoral që frenon Alzaimerin
Një studim i publikuar në Revistën 'Science' i kërkuesve të 'Case Western Reserve University School of Medicine', konfirmon se një ilaç i njohur që përdoret kundër disa lloje tumoresh, është në gjendje të prapësojë sëmundjen e Alzaimerit.

Zbulimi shkencor është testuar deri tani vetëm mbi kaviet e laboratorit. Medikamenti 'Bexarotene' konfirmoi shpejtësinë me të cilën ai vepron: vetëm pas gjashtë orësh nga injektimi tek kaviet, veprimi i tij ishte tashmë i dukshëm. Shkaqet kryesore të Alzaimerit ? thonë shkencëtarët - duhet të kërkohen tek depozitimi i një proteine toksike në tru, Beta-Amiloidit.

'Bexarotene' stimulon prodhimin e një molekule (Apolipoproteina E), e aftë që të zhvendosë pllakat e Beta-Amiloidit, duke mbajtur trurin të pastër. Tek kaviet e laboratorit u vu re një reduktim domethënës prej 75 për qind i depozitimeve të Beta-Amiloidit në tru, si dhe një riaftësim i kujtesës brenda 72 orësh te këto kavie.
Shtuar më 13/02/2012, ora 18:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori