Mangësia më e madhe e kompjuterëve tableta, si iPad i prodhuesit Apple, është kufizimi i mundësisë për të shkruar në tastierën e vet
virtuale. Fatmirësisht, Kickstarter Cliff Thier ka dizenjuar një prodhim të shkëlqyer për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje – iKeyboard.
Në shikim të parë,ju mund ta shihni atë si një tabletë të re dhe jo si një shtojcë. iKeyboard është “një mbulim i hollë dhe i lehtë që
kapet në ekranin e iPad; mbulesa ka dritare të veçanta që i mbulojnë të gjitha sustat
virtuale në tastierën që paraqitet në ekran, në iPad.”
Tashmë ky projekt është duke u financuar dhe do të jetë së shpejti i gatshëm në treg.
Shtuar më 20/05/2011,
ora 15:30