Policia e kapi pa patentë, por pas verifikimeve zbuloi se i riu “meritonte” më shumë

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së tiranës pasi gjatë kontrollit ai ka rezultuar pa patentë.

Arrestimi i tij erdhi pas një aksioni nga Policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme, ku u arretuan shtatë persona.

Mbi ta rëndonin akuza të ndryshme, të fokusuara kryesisht te shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. Krahas tyre rezulton i arrestuar edhe një 29-vjeçar, i cili fillimisht u kap duke drejtuar makinën pa patentë.

Pas verifikimeve, policia konstatoi se 29-vjeçari në fakt ishte shpallur në kërkim për një tjetër akuzë duke bërë që efektivët ta arrestonin menjëherë. Ai duhet të japë llogari tani për dy akuza, siç janë drejtimi i makinës pa patentë dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

“U arrestua E. R., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi. Gjatë verifikimeve të kryera nga punonjësit e Policisë rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, njofton policia. /albeu.com/


Shtuar 21.02.2022 10:48