Smartphone i ri në ofertën e HTC-së do të jetë One V. Celulari do të zëvendësojë
modelin ekzistues Rhyme. Ky
model i ri do të ketë ekran 3.7-inçësh, kamera me rezolucion deri në pesë megapiksel.
Celulari do të shitet me Android 4 Ice
Cream Sandwich, së bashku me ndërfaqen Sense 4.0 të HTC-së. Edhe një
model që po përflitet por për të cilin nuk ka informacione të reja do të jetë One XL.
Supozohet se ky celular do të zëvendësoj
modelin Sensation XL dhe se do të ketë ekranin 4.7-inçësh, dhe se do të shitet me Ice
Cream Sandwich. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2012,
ora 19:12