Brenda festës së Poem Blu, Ledri dhe Sara i dedikojnë fjalët më të ëmbla për ditëlindje (FOTO&VIDEO)

Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë ndarë disa momente me ndjekësit e tyre nga festa që kanë organizuar për të voglën e tyre. Poem Blu bëri sot një vjeç dhe sigurisht ka marrë gjithë vëmendjen për faktin se është kthyer në një ndër bebushët më të famshëm të showbizit shqiptar.

Reperi ka ndarë një video nga momenti i fryrjes së qirinjve krahas së cilës ka shkruar: “Edhe 100 drita babit” shoqëruar me një zemër. Por dhe nëna e Ledrit kanë ndarë momente me vogëlushen. Sara i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla të voglës së saj teksa ka shkruar se ka mësuar dhe është rritur bashkë me të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

“Ditëlindja më e lumtur vajza ime! Ky vit që lamë pas ka qenë plot ulje dhe ngritje. Unë u rrita ndërsa ti rriteshe, mësova ashtu siç mësove ti, por çdo ditë më sillte më shumë lumturi në jetën time dhe unë do ta ruaj atë në zemrën time përgjithmonë! Jam shumë e emocionuar të shoh se çfarë do të bëhesh dhe shpresoj që ta dish sa e zgjuar, funny dhe e sjellshme je“, shkruan ajo.

 


Shtuar 15.12.2021 12:23