HTC gati për modelin më të ri të Nexus-it
HTC së fundmi ka bërë të ditur se do të sjellë në treg dy telefona të rinj Nexus për Google-in. Njëri nga këta smartfona, i cili emrin kodues e ka Sailfish dhe specifikat e të cilit mund t’i shihni këtu, thuhet se do të jetë pasardhës i modelit të vitit të kaluar, LG Nexus 5X, ndërsa tjetri, emrin kodues e ka Marlin.

Geekbench ka zbuluar disa specifika kyçe të këtij modeli, duke përfshirë procesorin 1.6 GHz me katër bërthama Snapdragon 820 SoC, 4 gigabajt RAM memorie, si dhe se do të vjen me sistemin operativ më të ri Android Nougat.

Modeli Marlin do të vijë me ekran QHD të ndjeshëm në prekje, kamerën kryesore prej 12 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë, memorie të brendshme prej 32 ose 128 gigabajt, si dhe baterinë prej 3.450 mAh. Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion se cili do të jetë ccmimi i tyre në treg. /albeu.com/

Shtuar më 03/07/2016, ora 11:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori