Raporti më i fundit i ardhur nga llogaria e famshme në Twitter, @upleaks, zbulon detaje mbi
telefonin e ardhshëm të kompanisë HTC, të quajtur
Desire Eye. Ky telefon inteligjent thuhet se do të ketë ekran 5.2 inç me rezolucion 1080 pikselë, dhe do të fuqizohet nga procesori Snapdragon 801 me katër bërthama Krait 400 me shpejtësi 2.3GHz, dhe 2GB RAM.
Veçoria më interesante e këtij
telefoni inteligjent është
kamera e tij ballore, 13 megapikselë me blic LED, e duhura për të bërë selfie. Karakteristika të tjera të këtij
telefoni janë edhe bateria me kapacitet 2,400 mAh, 32GB hapësirë të brendshme, sistemi operativ Android OS me ndërfaqen Sense 6 UI. Ky telefon ka marrë edhe certifikimin IPX7, që do të thotë se është rezistent ndaj ujit.
HTC do të organizojë një event më 8 tetor në Nju Jork, ku pritet të prezantojë
telefonin HTC One (M8) Eye me
kamera të pasme 13 megapikselë. Një aplikacion i ri për
kamera, ku në qendër janë selfie-t, do të debutohet gjithashtu, dhe sipas @upleaks, ky aplikacion do të jetë në dispozicion për telefonat HTC One, One
mini, One (M8), One
mini 2, One (E8) dhe One Max kur të marrin përditësimin Android L.
Nuk është bërë i ditur akoma çmimi i këtij
telefoni, apo se kur mund të dalë në treg. Nuk jemi të sigurt nëse
telefoni Desire Eye do të prezantohet së bashkë me
telefonin One Eye, por shpresojmë që ta mësojmë së shpejti. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2014,
ora 10:34