HP Slate 7, tableti më i ri në treg nga HP
Vjen në treg tableti më i ri nga HP, HP Slate 7, të cilin mund ta blesh edhe nga faqja e kompanisë. Tableti 7 incësh i bazuar në Android është një pajisje mesatare e cila vjen me cmim mjaft të lirë, prej vetëm 170 dollarë.

Po ashtu, pajisja ka të integruar sistemin e zërit nga Beats Audio. Këta dy faktorë besohet se e bëjnë pajisjen mjaft atraktive për konsumatorët.

Ndërkohë, specifikat tjera të Slate 7 përfshijnë dizajnin e kornizës prej hekuri, procesorin dy bërthamor Coretex-A9 me shpejtësi prej 1.6GHz, kamerën e pasme prej 3MP dhe kamerën në anën tjetër për video-biseda.

Pajisja pritet të arrij të shitet suksesshëm për shkak të cmimit shumë të lirë. Megjithatë, mbetet të shihet se si Slate 7 do të mirëpritet në treg. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2013, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori