Hotmail, më i përdoruri në Europë
Hotmail i Microsoft është klienti ueb-mail më i përdorur në Europë, me 108.2 milionë përdorues gjatë muajit qershor ndërsa i dyti renditet Gmail nga Google me 74.7 milionë përdorues.

Sipas një studimi të comScore shërbimi i e-mailit nga Microsoft është ende më i popullarizuari, vizitorët e tij unikë janë rritur me vetëm një përqind në krahasim me vitin e kaluar. Përdorimi i Gmail-it ka patur një rritje më të madhe, 18 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Yahoo Mail është renditur në vendin e tretë si ofrues i shërbimeve të e-mailit me 44.3 milionë përdorues.
Yahoo, megjithatë, është shërbimi i e-mailit ku klientët harxhojnë më tepër kohë, mesatarisht 2.1 orë në muaj në përdorimin e këtij aplikacioni.

Dy ofruesit e shërbimeve të email-it në top pesëshe janë ofruesi rus Mail.ru dhe Yandex Mail, të cilët tërhoqën 42.3 milionë dhe 25.1 milionë përdorues respektivisht në qershor. Ofruesit e e-mailit rus kanë përjetuar rritjen më të madhe në mesin e pesë ofruesve më të mëdhenj në Evropë, duke shtuar 58.8 milionë përdorues, të cilët ishin online gjatë muajit qershor. Rusia ka audiencën më të madhe të internetit në Evropë. Në krahasim, Gjermania dhe Franca u pozicionuan në vendin e dytë dhe të tretë me 51.8 milionë dhe 43.2 milionë përdorues unikë online gjatë muajit qershor. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2012, ora 18:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori