Projektohet hoteli lundrues (FOTO-LAJM)

Arkitetët kanë projektuar një hotel të emërtuar Hotel Ark i cili do ketë dhoma të ajrosura, gjelbërim dhe pa dyshim do të ketë shërbim me pesë yje. Ndërtimi i tij do të jetë për t’i bërë ballë përmbytjeve të shkaktuara nga rritja e nivelit të detit.

Gjigandi lundrues është një ‘biosferë’ e konceptuar si një strehë e sigurt. Arkitektët thonë se ndërtimi i hotelit me harqe dhe kabllo do të shpërndajë peshën në mënyrë të barabartë dhe do të jetë gjithashtu rezistent ndaj tërmeteve.
Struktura transparente mundëson futjen e dritës së mjaftueshme në dhoma të brendshme për të reduktuar nevojën për ndriçim. /albeu.com/

Shtuar më 27/09/2012, ora 13:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori